Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli është larguar nga emisioni i gatimit “Hell’s Kitchen Albania 2”. Përballë konkurrentëve, këtë javë do të shfaqet një shef i ri, i cili ka gatuar për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Bëhet fjalë për kuzhinerin Alsi Sinanaj.
Lajmi është komunikuar nga vetë producentja e emisionit, Zefina Hasani.
“Se mendoja asnjëherë se do të ndodhte kështu, por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij dhe ne duhet të vazhdonim me një tjetër shef. Faleminderit Alsi Sinanaj që pranove të vish nga Athina në një kohë rekord. #showmustgoon”, ka shkruar Hasani.
Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, për t’i dërguar familjeve të prekura nga tërmeti ushqim.
Alsi Sinanaj është cilësuar nga mediat si shqiptari që i gatoi Ronaldos trahana në një ndër hotelet e ishullit më piktoresk të Greqisë, Mikonos-it. /e.s/