Refuzuan të ndalonin, policia holandeze qëllon ndaj kamionit të shqiptarëve (Foto)

Një kamion me mallra të vjedhura që drejtohej nga një shqiptar, është bllokuar nga policia në Holandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën A67 në qytetin Veldhoven. Sipas mediave holandeze, autoritetet i bën shenjë kamionit me targa të huaja që të ndalonte në postbllok, por shoferi refuzoi dhe vazhdoi të udhëtonte. Në këtë moment, punonjësit e policisë qëlluan me armë në ajër për paralajmërim, por nuk pati asnjë të lënduar.

Kamioni shoqërohej nga një automjet i dytë me të cilën udhëtonin pesë persona. Dy mjetet refuzuan urdhrin e policisë dhe ndaluan disa kilometra më tutje. Shoferi i kamionit dhe shoferi i dytë, si dhe pesë personat që ndodheshin në autoveturë braktisën mjetet dhe u arratisën në këmbë. Efektivët holandezë që u vunë në ndjekje të tyre mundën të arrestonin vetëm shoferin e kamionit, një 46-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kurse 6 personat e tjerë ende nuk janë gjetur edhe pas kërkimeve intensive.

Policia tha se brenda kamionit u gjetën mallra të vjedhura, të tilla si celularë, sende elektronike dhe rroba. Madje edhe kamioni rezultonte i vjedhur. Autoritetet holandeze po marrin në pyetje shqiptarin e arrestuar dhe njëkohësisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij të arratisur. Hetuesit dyshojnë se këta persona janë pjesë e një grupi grabitësish. /Klan/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU