Reforma, Meta në SHBA premton mbylljen brenda pak javësh

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Uashington nga përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor Demokrat dhe Kolegjit Zgjedhor Republikan dhe zhvilloi një bashkëbisedim në Institutin e Politikave Progresive.

Në përfundim të vizitës së tij në SHBA, Meta u takua me përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor Demokrat dhe Kolegjit Zgjedhor Republikan, me të cilët bisedoi mbi zhvillimet e fundit të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve presidenciale amerikane. Gjithashtu, Meta ishte i ftuar edhe në Institutin e Politikave Progresive, ku mbajti një fjalë dhe iu përgjigj interesit të pjesëmarrësve mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria.

“Ne jemi duke ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme. Një nga më kritiket për të ardhmen është reforma në drejtësi. Ne jemi me fat që jemi mbështetur në këtë proces nga ekspertiza juaj amerikane dhe nga asistenca e partnerëve tanë në Bashkimin Evropian. Ne i njohim mangësitë tona dhe të funksionimit të institucioneve tona dhe sistemi i drejtësisë është një prej tyre. Kjo është arsyeja përse ne jemi kaq të vendosur për ta miratuar këtë reformë sa më parë që të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë jam i bindur si Kryetar i Kuvendit që ne do ta finalizojmë atë brenda pak javëve. Ne jemi shumë pranë përmbylljes, për të ndërmarrë një reformë të gjerë dhe të sigurt të sistemit publik e cila do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të shtojë parametrat e sigurisë për investitorët e huaj”, u shpreh Meta.

TCH/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU