Një pastiço e thjeshtë dimërore sipas recetës së italianëve. Nga libri i shefave servirur në tryezë nga duart tuaja. Mësoni sekretin e tyre për pjekje.
Përbërësit:
300 gr makarona tub
300 gr beshamel vegjetale me sojë
200 gr katalogna (lloj spinaqi)
150 gr karota
150 gr presh
Djathë i grirë
Kerri
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Për recetën e pastiços me makarona tub dhe perime, grini jo shumë hollë karotat, prisni në feta të holla preshtë dhe llojin e spinaqit. Ziejini në ujë të kriposur makaronat tub, pas 2 minutash shtoni preshtë. Më pas, pas 3 minutash, shtoni edhe karotat dhe spinaqin.
Gatuajini edhe për 5 minuta pastaj kullojini makaronat dhe perimet. Hidhuni dy lugë gjelle vaj ulliri dhe përziejeni edhe me një lugë çaji kerri të ëmbël. Rregulloni edhe shijen e kripës. Hidhni makaronat në enën e qelqit, ose porcelanit ku do t’i piqni, shtoni salcën beshamel përsipër. Piqeni në 200 ° C për 10-12 minuta./Shije.al/a.m.