Reagimet pas rënies së qeverisë së Kosovës: I hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme

Reagime të shumta kanë ardhur pas votimit të mocionit të mosbesimit që çoi në rrëzimin e qeverisë kosovare, kryesisht nga partitë opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj mas përfundimit të seancës ku u votua me shumicë votash mocioni për rrëzimin e qeverisë, tha se kjo qeveri më në fund, mori fund.

Kjo qeveri më në fund mori fund, dhe kjo keqqeverisje do të mbahet mend për mos vendimmarrje dhe zbehje të shtetit. Ne do të shkojmë në zgjedhje dhe shpresoj se zgjedhjet do jenë demokratike dhe pa tensione”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa Fatmir Limaj, kreun i NISMA-s iniciator i mocionit, pas votimit për rrëzimin e qeverisë së Kosovës, ka thënë se shumica e deputetëve vendosën që të rrëzohet kjo qeveri.

Sipas tij, ky vendim ka ardhur edhe pse siç tha ai, fillimisht askush nuk i kishte besuar nismës së partisë së tij që ky mocion të vihet në votim.

Tani më përfundimisht ofrohet rrugë për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ndër tjerash Limaj, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar mocionin.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU