Raporti shqetësues i OSBE/ Shqipëria ka normën më të lartë të dhunës ndaj gruas në Evropën Juglindore

Në Shqipëri 31% e grave dhe vajzave deklaron se është ndeshur me një nga format e dhunës në 12 muajt e fundit, ku autorë janë partnerët.

Studimi i OSBE-së mbi dhunën ndaj grave, ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse. Shqipëria mban rekorde të njëpasnjëshme negative, si në drejtim të dhunës ndaj gruas, perceptimit të dhunës, apo edhe në drejtim të tolerimit të saj. Studimi është kryer për 8 vende të Europës Juglindore.

Shqipëria rezulton me normën më të lartë mes 8 vendeve të analizuara, ku përfshihen të gjitha shtetet e rajonit, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë. Situata duket edhe më tronditëse, kur bëhet fjalë për perceptimin e njerëzve, pasi 88% e shqiptarëve mendojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave, si nga partnerët, të afërmit apo të panjohurit, është shumë e shpeshtë në vendin tonë. Kjo sërish është norma më e lartë mes shteteve të analizuara.

Ndërkaq 22% e grave dhe vajzave të anketuara kanë pranuar se po pësojnë dhunë ekonomike nga partneri i tyre. Ai nuk ju jep para dhe ju kufizon shpenzimet. Edhe në këtë rast, kjo është norma më e lartë mes vendeve të rajonit.Gjysma deklarojnë se partneri i tyre shfaq sjellje kontrolluese, pra i dhunon psikologjikisht.

Një tjetër e dhënë alarmante, është ajo që tregon se, thuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se dhuna në familje është një çështje private dhe se duhet zgjidhur privatisht. Kjo vjen nga fakti se kanë turp që këtë problem ta bëjnë publik, po dhe për shkak se nuk kanë besim tek institucionet.

Dhunuesit edhe kur femrat ndahen prej tyre i përndjekin, janë jo pak, por 13% e grave dhe vajzave që nuk gjejnë rehat nga partnerët dhunues./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU