Ramos vishet me ngjyrat e Sampdorias?!

Një foto e publikuar në rrjetin social Instagram, nga ana e qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka shkaktuar reagimin sa ironik edhe për të qeshur nga ana e Sampdorias. Duke përfituar nga koinçidenca e ngjyrave të veshjes së Ramos, të ngjashme ne ngjyrat e fanellës së Sampdorias, ekipi gjenovez ka ngritur pyetjen: A jeni të sigurtë që merkatoja ka përfunduar? Postimi ka tone ironike dhe është bërë nga faqja zyrtare e Sampdorias në gjuhën angleze, duke bërë kështu xhiron e botës.
Gjithsesi, korrespondimi i ngjyrave të “look”-ut të ri të Sergios dhe ato të fanellës së ekipit të futbollit italian nuk lënë vend për dyshime. Tifozët e kanë fare të qartë se ekipit gjenovez nuk ia mban xhepi të shpenzojë aq shumë në merkato, për një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim sot për sot.

 

Sampdoria English

@sampdoria_en

Are you guys sure the transfer window is definitely closed? 😏@SergioRamos looks great with our colours.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU