Rama tregon penalitetet: Masë një depozite në Porto Romano prej karburantit pa akcizë

“Karburant pa akcizë”, Rama: Masë depozitës në Porto Romano

Rama 4

 

Kryeministri Edi Rama njofton sot se aksioni kundër informalitetit ka ndëshkuar një tjetër subjekt abuziv.

Sipas kryeministrit, depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësisht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit.

Më tej, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcixsë.

“STOPINFORMALITETIT✋ Porto Romano, Durrës – Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore👊 Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve”, shkruan Rama, ndërsa publikon në “Facebook” video nga subjekti i bllokuar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.