Koalicioni dhe zgjedhja e Presidentit, Rama 60 minuta kokë më kokë me Metën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë zhvilluar një takim kokë më kokë për rreth 60 minuta në Kryesinë e Kuvendit.  Shefi i qeverisë ka mbërritur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së mërkurës në zyrën e Metës.

Zhvillimet e fundit politike si dhe vendimi mbi koalicionin PS-LSI duket se kanë qenë në fokus të diskutimit mes dy liderëve kryesorë të së majtës, pavarësisht se nuk ka një deklaratë mbi bisedën e dy krerëve të koalicionit qeverisës.

Takimi u zhvillua një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Në takimin dypalesh eshte diskutuar edhe hapja e procedurave për zgjedhjen e presidentit të republikës.

Nesër kryeparlamentari Ilir Meta në orën 10:00  njoftoi se do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve vjen menjëherë pas kërkesës së kreut të grupit Parlamentar socialit Gramoz Ruçi./javanews.al

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU