Kryeministri Edi Rama ishte sot në një aktivitet për ndarjen e çmimeve në Akademinë e Shkencave. Në fjalimin e mbajtur, Rama u përqendrua edhe te refomimi i akademisë.
“Grupi i punës, ka renditur disa elementë që i kërkon koha. Gjetja e dakordësisë mbi këta elementë përbën një gur themeli për ecurinë e ASH në të ardhmen”, deklaroi Rama.
Ai u ndal edhe te rëndësia që duhet t’i kushtohet kërkimit shkencor nga Akademia. Shefi i qeverisë u ndal edhe tek shembujt konkretë mbi aftësitë për thithjen e fondeve nga BE, duke u krahasuar me vendet e rajonit. Ai tha se thithja e fondeve mund të arrihet mbi bazat e një Akademie të reformuar.
“Dhe nga ana tjetër, dua ta ngre këtu shqetësimin serioz që, shpresoj të adresohet dhe mos mbetet klithma në shkretëtirë e kryeministrit të radhës apo konstatuesve të radhës. Shqipëria është e fundit në rajon në aksesin, në fondet evropiane për kërkimin shkencor. Serbia ka fituar 90 % të projekteve që ka çuar për aplikim. Maqedonia 80 % të projeketeve që ka çuar, ndërkohë, Shqiëpria vetëm 4.5 %. Dakord paraja është bazë pa të cilën nuk bëhet puna, por askesi në fondet që janë në dispozicion nuk garantohet me para, garantohet me dije. Besoj që Akademia e së nesërmes duhet të bëjë ndryshimin e madh që në rrugët e njohjes Shqipëria të ketë shumë më tepër kapacitete thithëse për fondet e BE”, deklaroi Rama./a.m.