Kryeminsitri rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat për pastrimin e listës së familjeve me ndihmë ekonomike.
Ai ka publikuar një tetër rast kur ndihma jepej pa meritë, dhe penalizohej një familje në nevojë.
Kësaj here Rama është ndalur përsëri te dy familje beratase.
POSTIMI I PLOTË:
Lart, apartamenti i SH.K në Berat që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë apartamenti i R.K po në Berat që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, SH.K është përjashtuar dhe R.K është përfshirë në skemë.
Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë.
Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.