Rama: Po mbaj kostot e paudhësive të Ilirit! Nuk e zgjodha unë President, por LSI-ja

Rama tha sot në Kuvend se po mban kosto kryesisht në rrjetet sociale ku sulmohet përse zgjodhi Ilir Metën si president. Kryeministri u shpreh se atë nuk e zgjodhi Partia Socialiste, por ishin votat e LSI-së që mundësonin zgjedhjen e tij në krye të shtetit.

“Nuk jam penduar për zgjedhjen e Ilir Metës si President. Nuk jam penduar dhe do të bëja të njëjtën gjë po të ktheheshim prapa në kohë. Por ai u zgjodh president me votat e tij.

 A e kam imagjinuar unë se Ilir do ta kthehej humbjen e tij nga një fenomen sporadik në një mjet për të çoroditur kushtetutën? Jo këtë nuk e kisha imagjinuar.

Kjo ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe ndaj nuk duhet tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit” – tha Edi Rama në Kuvend.

/javanews/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU