Rama paradite në Kosovë, pasdite vijon fushatën elektorale

Kryeministri Edi Rama do jetë ditën e sotme në orën 11:00 në Kosovë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në të njëjtën ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Ndërkohë Report tv bën me dije se pasdite ai do të jetë në Lushnje dhe Divjake ku do të zhvillojë takime elektorale për zgjedhjet lokale.

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në Bruksel ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë prej ku mori edhe mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU