Rama mesazh 3 fëmijëve të majorit: Asgjë në jetë nuk vlen sa emri dhe kujtimi i mirë

Kryeministri Edi Rama teksa  mbajti fjalën në lamtumirën e fundit  të major Klodian Tanushit tha se komandanti dha jetën për të qenë në anë e duhur të historisë.

Ai kishte një mesazh për tre fëmijët e majorit, ku shtoi se nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa të kujtohesh për fjalën dhe veprën e mirë që ka lënë pas babai i tyre.

Ky është një vend i vogël, por përtej kontributeve financiare dhe njerëzore, por të gjitha kanë në NATO një kontribut, që nuk mund të matet në mënyrë sasiore dhe na bën të gjithëve të barabartë, kontributi i gjakut. Unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë  sepse është falë dëshmorëve, të atyre të djeshmes dhe të sotmes, që  ne e kemi të pamundur mjegullimin e të ardhmes pasi sakrifica e tyre na ndihmon eshë në momentet  më të vështira ta dimë ku ndodhet dhe sa vlen ana e duhur ana historisë së drejtë. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe një fjalë për tre fëmijët: Një ditë kur ju të bëheni prindër do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai i juaj ju ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk vlen sa emri dhe kujtimi i mirë”, tha Rama.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU