Rama: Krenar që Sahit Dollapi bëhet legjendë me tre goditje me shkop. Këtu janë vrarë njerëz dhe autorët janë dekoruar

Kryeministri Edi Rama i konsideroi sulm ndaj institucioneve goditjet me molotov të ndërtesave nga ana e protestuesve të opozitës.

Pjesë nga debati:

Rama: Këtu jemi në sulm ndaj institucioneve. Dmth armë luftarake. Molotovi është armë luftarake e shpikur në luftën e Spanjës kundër tankeve. Ato janë armë që përdoren për të hedhur tanket në erë.

Ky moment është një moment që ka ardhur si rezultat i një proteste që në fund të saj ka prodhuar 4 të vrarë. Dhjetëra të plagosur me armë zjarri. Nëse ju më tregoni një molotov të vetëm që i është hedhur derës së Kryeministrisë.

Fevziu: Dera e Kryeministrisë është goditur me makinë.

Rama: Mos bëni krahasime. Jam shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi për tre goditje me shkop gome

Fevziu: Ishin 13 goditje.

Rama: Kemi arritur një standard ku kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë që ato sekonda ishin të gabuara, kur në këtë vend vriteshin njerëz dhe autorët të nesërmen dekoroheshin. Kryeministri dhe ministri e pranojnë se ishte moment i gabuar për standardin që kemi ne.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU