Rama, ironi me Berishën: Plaku Mere ka mbledhur kokat boshe të opozitës!

Nga Divjaka, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as sulmet për Sali Berishën. Ai tha se historia e molotovëve dhe djegies së mandateve duhet të mbarojë njëherë e mirë.

“Atij plakut të marrë që i ka mbledhur kokat boshe të opozitë si kokrrat e tespiheve të Plakut Mere, kërkon t’i kthejë tespihet në lak.

Pas 30 Qershorit, kush kërko ntë qeverisë, duhet të fitojë zgjedhjet. Kush nuk fiton, duhet të rrijë në Parlament si opozitë. Kërcënimet, molotovët dhe ikja nga Kuvendi duhet të mbarojë njëherë e mirë.

Kush do t’i përsërisë në të ardhmen duhet ta dijë që është e kotë. Kjo është vetëvrasje politike” – tha Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU