Rama i shqetësuar: Janë ulur rezervimet në hotele, po prishet imazhi i vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marshimet dhe dhuna kanë ndikuar në uljen e rezervimeve në hotele dhe po pirshin imazhin e vendit.

“Manifestim i dhunshëm. Nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se goditjet e djeshme përsëri rrezikuan jetën e policëve, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet, që shkaktoi jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për qytetarët, në gjithë trajektoren e marshimit absurd.

Vlen të përsëritet se as me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet dhe as nuk rrëzohet qeveria e aq më pak me bomba molotov, nuk janë një alternativë qeverisëse. Por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë. Pas përhapjes së atyre imazheve ka anullime të rezervimeve”, tha Rama./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU