Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se kjo do të ndodhë vetëm nëse do të kalojmë sërish nga drita elektrike tek qiriu.
“Aq sa mund të fiket emisionit Opinion një herë e përgjithmonë aq do të shtyhet data e zgjedhjeve. Aq sa Fevziu të zhduket në drejtim të paditur, aq do të lëvizë data e zgjedhjeve. Aq sa ka mundësi të kalojmë nga dritat elektrike tek qiriu aq ka mundësi të lëviz 30 qershori. Për një arsye shumë të thjeshtë, nuk ka kush ta lëviz. Vullnetet e mira politike ka një kufi, ai kufi është shkruar në librin themeltar, Kushtetuta”, u shpreh ai.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratën e sotme të opozitës, e cila tha se mund të regjistrohej në KZAZ-të.
“Edhe nuk do të lejojnë zgjedhje, edhe do të futen në komisione, edhe do të hedhin në erë zgjedhjet edhe do t’i monitorojnë, ky është një problem psikologjik i tyre”, u shpreh i qeverisë.
I pyetur nëse ndërkombëtarët po negociojnë në prapaskenë, Rama solli një deklaratë të kristian-demokratëve të Gjermanisë, duke thënë se ata kërkojnë të ulen në tavolinë pa kushte.
“Unë pa kushte ulem në tavolinë pa pasur nevojë të tjerë, por ata janë të mirëseardhur”, u shpreh Rama.
g.kosovari