Rama: Bomba molotov nuk është lojë, rrezikon jetën e njeriut

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se kush cënon lirinë e tjetrit, përfundon në burg.

“Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë në mënyra të ndryshme por kush shkon përtej të drejtën për të pasur mendimin e vet dhe kërcënon lirinë e të tjerëve është i tepërt në territorin ku lëvizin njerëzit e lirë dhe e vazhdon një pjesë të jetës në territorin ku shteti mban ata që dënohen me heqje lirie dhe për kë? Për Lulzim Bashën, Kryemadhin, Saliun, apo për të tjerët me radhë, njerëz që nuk kanë asnjë sens të së ardhmes por energjinë negative që prodhon dëshpërimi dhe verbëria.

Bombat molotov nuk janë lojëra, rrezikojnë jetën e njeriut, janë mjete luftarake. Ato janë krijesë e luftës së Spanjës, janë krijuar që të shkatërrojnë tanke. Nëse plas një bombë molotov afër një personi, e dëmton atë.

Respekt edhe për gazetarët dhe kameramanët, që kanë bërë punën e tyre, edhe pse të detyruar.

Dialog? Nuk kanë nevojë për ndrkombëtarët për t’u ulur e për të dioaloguar”, tha Rama./i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU