Rama: Akuzat e opozitës janë të trilluara nga tmerri, këtu jam jo për Saliun, as për personat rreth tij

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” tha se nëse do ta dinte se opozita që proteston, kur vjen në pushtet do të bëjë mirë, do të kishte ikur dhe nuk do të ishte këtu.

Unë nuk do të isha këtu, në rast se do të dija se nëse kjo opozitë e sotme vjen në pushtet bën mirë për vendin. Nuk do të isha këtu në rast se do ta dija që Saliu nesër  vjen në pushtet dhe bëhet njeri. Unë s’jam këtu për veten time dhe për të vjedhur vetë siç kanë bërë këta.

Nuk jam për të vjedhur vetë me banda siç ka bërë Saliu. Të gjitha akuzat janë të trilluara nga tmerri që do i ndjekë nga pas. Këta nuk duan reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugë të mbarë për çdo ditë.

Këtu do te jemi dhe më 30 qershor, pavarësisht se mund të ketë incidente, zgjedhjet do të bëhen. Jam këtu jo për Saliun, as për personat rreth tij që duan të hanë për vete, por për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Rama.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU