Qeveria tranzitore, Basha i paqartë: Mos më pyesni për emra ministrash!

Lulzim Basha e ka pranuar sot se opozita joparlamentare nuk ka emra për ministrat e qeverisë tranzitore, dhe për më tepër as emrin e kryeministrit të mundshëm.

I pyetur sesi do të arrihet një qeveri tranzitore kur nuk dihen ministrat e rinj, Basha refuzoi të përgjigjej dhe tha t’i jepej mundësi të pranishmëve të tjerë për të vijuar diskutimet.

Në takimin e sotëm me disa gazetarë dhe aleatët e tij, Basha u shpreh:

“Të fokusohemi vetëm te platforma që ne kemi gati. Ne kemi një platformë që shpjegon vetëm sesi nuk duhet të jetë qeveria” – tha kreu i PD.

/javanews/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU