Qëllonte veten me thikë në shtëpi, policia shpëton të riun nga Patosi

Policia e Patosit është vënë në lëvizje në orët e para të kësaj të enjte pasi një 35-vjeçar si pasojë e depresionit është mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton, ndërsa ka qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.

“BalkanWeb” shkruan se personi i mbyllur në katin e gjashtë të pallatit është identifikuar si Neli Xhelaj rreth 35 vjeç.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë, i cili është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Por pas afro katër orësh negociatash me të, i riu është nxjerrë nga banesa dhe është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

“Në datën 16.05.2019, rreth orës 09:00, në Patos, shtetasi L.Xh, 35 vjeç,(i cili dyshohet se vuan nga sëmundja mendore) pasi ka mbyllur derën e banesës nga brenda, ka tentuar të vetvritet me një mjet prerës (thikë).

Falë ndërhyrjes së forcave të policisë dhe FNSH Fier u bë i mundur neutralizimi dhe shoqërimi i tij drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU