Punësohen 106 infermierë, Manastirliu: Licensimi dhe mbledhja e krediteve do të kryhen ne të njëjtën kohë

Gjatë muajit të fundit u punësuan 106 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike në qendrat shëndetësore dhe spitale në të gjithë vendin.

“Ju jeni 106 të punësuarit gjatë këtij muaji nga konkursi i tretë në portalin “Infermierë për Shqipërinë” në bazë të merititës, dijeve dhe eskperiencës tuaj. Ndërkohë që janë 324 të punësuar në tre muajt e fundit nga veriu në jug, në sitemin shëndetësor publik në të gjithë vendin me meritokraci dhe transparencë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me infermierët e punësuar rishtazi, tha se portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor.

“Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor duke ligjërojmë kështu këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit dhe i siguron sistemit shëndetësor të përzgjedhë më të mirët” – deklaroi Manastirliu.

Manastirliu lajmëroi ndryshimin në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor për edukimin në vazhdim.

“Ne kemi vendosur që edukimi në vazhdim nuk do të jetë më vetëm detyrë për t’u përmbushur nga profesionistët, por do të jetë detyrim i institucioneve shëndetësore. Sepse në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor e kemi përcaktuar edukimin në vazhdim si detyrim i institucioneve për t’jua mundësuar dhe nëse jo, do të penalizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore”, tha Manastirliu.

Ministrja garantoi të punësuarit e rinj në sistemin shëndetësor publik se licensimi i tyre dhe mbledhja e krediteve do të kryhen ne të njëjtën kohë, ndryshe nga si kishte ndodhur deri më sot dhe kjo do të përcaktohet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor.

Në tre konkurset e Portalit “Infermierë për Shqipërinë” kanë aplikuar 4.258 aplikantë dhe kanë fituar 2.928 kandidatë. Aktualisht janë punësuar 1.331 kandidatë, ndërkohë që janë në pritje për tu punësuar edhe 1.597 kandidatë fitues.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU