Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar sot një video ku shumë të rinj me aftësi të kufizuara janë punësuar falë bashkëpunimit të USAID/Albania dhe kompanive në Shqipëri.
Në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, thuhet se “USAID/Albania në bashkëpunim me kompani në Shqipëri kanë ndihmuar për punësimin e të rinjve me aftësi të kufizuara! Shihni “Të aftë për punë”, dokumentarin e Fondacionit Albanian Disability Rights mbi programin e tyre të punësimit për të rinjtë me aftësi të kufizuara”.
Në lingun e shpërndarë nga ambasada e SHBA-së më tej thuhet:“Shikoni këtë dokumentar me veçori, “Puna me aftësi të kufizuara”, për të dëgjuar tregimet reale të të rinjve shqiptarë që kanë përfituar nga programi ynë”./a.m.