PSG dhe Barça, sfidë për të marrë francezin 18-vjeçar

Bilel Hassaini është talenti i ri i futbollit francez. Një sulmues krahu i talentuar, vetëm 18-vjeç, që ka bërë të interesohen dy nga skuadrat “big” të Europës si Barcelona dhe PSG.

Hassaini aktualisht luan me skuadrën e Nancy në kampionatin francez, klub me të cilin ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Sipas “Mundo Deportivo”, ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, që synojnë ta afrojnë në radhët e tyre. Për më tepër që do të jetë një blerje me kosto zero.

Për Hassaini është interesuar edhe Valencia, por duket se Barça e PSG janë favoritet për të dueluar për lojtarin. Futbollisti ka luajtur me ekipet kombëtare U-17 dhe U-18 të Francës, ku ka bërë një paraqitje të mirë.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU