Në fakultetin e Drejtësisë ishte sot Rektori Mynyr Koni, i cili pati një takim me studentët që vijojnë ngujimin në auditore.
Në këtë fakultet studentët janë të përçarë pasi disa prej tyre kërkojnë rifillim të mësimit.
Mes studentëve pati edhe debate të shumtë lidhur me përfshirjen e tyre në forumet politike.
Rektori u shpreh se do të komunikojë gjatë ditës për ato që ka diskutuar me studentët.
Ndërkohë sipas Lexo.al, në audion e siguruar të një takimi, studentët i kërkojnë Konit të therrasë autoritetet dhe të hapë auditorët për të vijuar mësimin.
/a.rada