Pronari i shtëpisë qëllon për vdekje hajdutin në Prishtinë

Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:30 në Veternik të Prishtinës.

Burime nga policia raportojnë se disa hajduta kishin hyrë për të vjedhur në një banesë, ndërsa pronari i shtëpisë ka qëlluar më armë në drejtim të tyre, duke lënë një të vdekur, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU