Prokurori Cena heq dorë nga gara për SPAK, KPK i gjen probleme në të 3 kriteret

Prokurori Shkëlzen Cena ka paraqitur pranë KLP kërkesën për t’u tërhequr nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), pa bëre të ditur arsyet e heqjes dorë.

Ndërkohe pas kërkesës se tij, këshilli e miratoi atë me 10 vota pro.

Sakaq, Komisioni i Karrierës në KLP paraqiti një relacion për mënyrën si do të veprohet me caktime të përkohshëm para krijimit te KLP-së dhe hapat qe duhen ndërmarre në vijim.

Kujtojmë së Shkëlzen Cena, aktualisht prokuror në Dibër, u gjet nga KPK me probleme të pasurisë, kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite.

Cena po ashtu u gjet me probleme sa i përket disa hetimeve që kishte ndjekur, kryesisht me të akuzuar për kontrabandë. Ndaj tij po ashtu pati një raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar sipas të cilit kishte dyshime se ai ishte përfshirë në korrupsion pasive dhe se kishte kontakte të papërshtatshme./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU