Skema mbështetëse e vitit 2019 për sektorin e bujqësisë ka shtuar financimet direkte për mbjelljen e ullirit, blerjen e pajisjeve për vjeljen e tij, si dhe modernizimin e teknologjisë së prodhimit të vajit të ullirit.
7.7 milionë lekë janë pagesat e kryera nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR) deri më sot për fermerët aplikantë për mbjelljen e ullinjve si dhe për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtet e degraduara.
Masat e financimit për fermerët që investojnë në modernizmin e teknologjisë në sektorin e ullirit janë 5 milionë lekë për blerjen e e pajisjeve për vjelje e ullirit, si dhe 20 milionë lekë për mekanizmin e procesit të vajit të ullirit.
/a.r