Producentit Harvey Weinstein do t’i kushtojnë shtrenjtë aventurat seksuale të viteve të shkuara.
Ai ka arritur një marrëveshje me vlerë 44 milionë dollarë, me prokurorin e përgjithshëm të Nju-Jorkut.
Në bazë të marrëveshjes, shuma do të përdoret për të anuluar akuzat e ngritura ndaj tij nga disa femra që e akuzojnë për abuzim seksual. Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal.
Marrëveshja parashikon që rreth 30 milionë dollarë do të shkojnë në favor të disa prej akuzueseve, kreditorëve të ish-studios së tij kinematografike dhe ish-punonjësve.
Pjesa tjetër e shumës, pra 14 milionë dollarë, janë shpenzimet e një skuadre të tërë avokatës që ish-mbreti i Hollivudit kishte punësuar për ta mbrojtur.
Marrëveshja nuk mbulon akuzat që janë ngritur ndaj tij në Manhatan për përdhunim dhe ngacmim seksual.
Për këto të fundit, procesi është parashikuar të nisë në shtator.
g.kosovari