Prezantohen prefektët e rinj për qarqet Berat dhe Lezhë

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka prezantuar sot prefektët e rinj të qarqeve Berat dhe Lezhë.

Në takimin e organizuar në prefekturën e Beratit, ku morën pjesë deputeti Nasufi, kryetarë bashkie dhe drejtues të njësive administrative të qarkut, zv.ministrja Kuko i ka uruar suksese në detyrën që i është besuar prefektes Valbona Zylyftari, e bindur se do të jetë në lartësinë e detyrës së besuar. Ish-prefekti i Qarkut, Harrilla Dafa ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin gjatë ushtrimit të detyrës dhe i ka uruar suksese pasardhëses në detyrë.

Ndërkohë në Lezhë, zv.ministrja Kuko ka prezantuar prefektin e ri, Gjok Jaku, në një takim ku ishin të pranishëm edhe deputetja Jaku, ish-prefekti Gjergj Prendi, si dhe drejtues lokalë. Kuko ka shprehur vlerësime për kontributin e ish-prefektit Prendi dhe i ka uruar suksese prefektit të ri në detyrën e caktuar.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU