Presidenti i ri, Meta: Nuk kam një emër, por duhet të jetë konsensual

Konferenca e kryetarëve ka vendosur dje që raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të zhvillohet në 19 Prill në orën 18:00. Sipas Kushtetutës, 20 deputetë minimalisht duhet të firmosin për një emër kandidati për Presidenti.

 

Edhe pse kanë ngelur edhe pesë ditë nga raundi i parë që do të zhvillohet në Kuvend, deri tani nuk ka dalë zyrtarisht asnjë emër. Kreu i LSI-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta u pyet sot gjatë një dalje me Erion Veliajn për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ai bëri thirrje për daljen me një kandidat konsensual, ndërkohë që tha se deri tani nuk ka ende asnjë emër.“Zgjedhja e presidentit duhet të jetë me konsensus. Nuk kam asnjë emër, por Presidenti i ri duhet të jetë konsensual”, tha Meta.Sipas Kushtetutës, në raundin e parë kandidati për President duhet të marrë 84 vota, ndërkohë që raundi i parë konsiderohet i ezauruar edhe nëse nuk del asnjë kandidat.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU