Pranga tre shqiptarëve në Igumenicë, po transportonin çanta me marijuanë drejtë Greqisë

Bllokohet një tjetër ngarkesë me drogë në kufirin greko-shqiptar. Në një zonë pyjore ne Kriovrisi, Igumenicë janë pikasur disa persona që transportonin në këmbë disa çanta.

Gjatë ndjekjes është arritur të kapen dhe arrestohen vetëm tre prej tyre, shqiptarë 26, 29 dhe 29-vjec.

Brenda në çanta janë gjetur dhe sekuestruar 113 pako me 122 kg e 750 gram marijuanë. Në muajin e fundit janë sekuestruar disa ngarkesa me kanabis që tentohet të trafikohet drejt vendit fqinj.

g.kosoavri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU