Pranga kinezit të rrezikshëm në Rinas, akuzohet për gjobëvënie e rrëmbime të dhunshme

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 25-vjeçar nga Kina për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet.

Mësohet se 25-vjeçari i arrestuar është G.L dhe akuzohet për ‘Gjobëvënie’ nga vendi i tij, ndërsa Interpoli i Pekinit ka lëshuar edhe një urdhër arresti për të.

Sipas zyrës së Sigurisë Publike të Bashkisë Goazhou në Kinë, G.L është një prej anëtarëve kryesorë në një grup kriminal të tipit mafioz të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjesëtare të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer një person, X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milion Yuan kinez.

Po ashtu në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vend parkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi të strukturave të policisë u bë i mundur arrestimi i 25-vjeçarit , me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU