Një 39-vjeçare shqiptare u arrestua nga policia e Milanos në Itali pasi u kap me një sasi droge të llojit kokainë. Gruaja emri i së cilës nuk bëhet me dije fshihte lëndën narkotike në buzëkuq, një metodë kjo kamuflimi që e kishte shpëtuar atë disa herë.
Siç raporton “milanotoday”, në momentin e arrestimit ajo kishte 3 qese kokainë të fshehur në buzëkuq. Nga kontrolli në banesë asaj i’u gjetën edhe 6 gramë kokainë si dhe një sasi prej 2300 eurosh të vëna nga veprimtaria kriminale.
39-vjeçarja ishte proceduar edhe më parë për disa vepra penale./a.m.