Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen për vjedhje, ndërsa një i tretë është proceduar në gjendje të lirë
Policia ka arrestuar I.T 16 vjeç dhe R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi minoren K.B..
Sipas policisë, më datë 23.06.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh
Ata janë autorë të disa vjedhjeve:
-Më datë 08.05.2018, në lagjen ”24 Maji”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.
-Më datë 18.04.2017, në lagjen ”Pavarësia”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.
-Më datë 19.06.2018, në lagjen ”Pavarësia 3”, kanë vjedhur dyqanin e shtetases F.F.
Javanews/a.ç