Pranga 34-vjeçarit në kryeqytet, akuzohet për vjedhje dhe trafik droge

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes.

Shtetasi F. T., banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale  “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u kap mbrëmjen e të martës (11 qershor) në rrugën “Brigada e 8-të”, në tentativë për të vjedhur mjetin e shtetasit D. D, banues në Paskuqan

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik policia i gjeti  3 aparatët celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për veprën penale “Vjedhja”./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU