Në muajin Maj pritet të mbahet Samiti i vendeve anëtare të NATO- ku bën pjesë edhe Shqipëria. Vendi ynë do të përfaqësohet në samit nga kryeministri Edi Rama.
Në këtë samit pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin rama ka shprehur mospëlqimin e tij gjatë fushatës elektorale në SHBA, ashtu siç vepruan edhe lider të tjerë nga vende të ndryshme.
Për qëndrimin ndaj Trump rama është kritikuar shumë në vend nga kundërshtarët politikë.
Tashmë, në Maj pritet të ndodhë ballafaqimi i parë fizik ku Trump dhe Rama do të jenë në një tryezë./a.m.