Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, ku një person pas një konfliti te çastit ka hapur zjarr.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe A.S., kur ky i fundit ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.
Nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
g.kosovari