Policia Shqiptare procedon 68 persona në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar në flagrancë, 3 janë ndaluar dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Vlorë, i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Durrës, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Korçë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Elbasan, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 5 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 12 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 8 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU