Policia rrugore e pa mëshirë me shoferët rebelë, brenda 1 jave 135 patenta të bllokuara

 

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës, kryesisht në orët e natës. Policia është stacionuar në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 173 km në orë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve, kryesisht vajzave dhe djemve, që të tregohen të kujdesshëm kur vjen puna tek shpejtësia, ndërsa brenda 1 jave janë bllokuar 135 patenta.


“Po ndodh
Vijojmë kontrollin me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku rrisku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit🚑.
Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi 👮🏻♀, do jetë aty📸, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.