Policia prangos “Rambon” e domjes, dhunonte dy djemtë vazhdimisht

Një burrë i moshës 56-vjeçare nga Tirana është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domje, ku Kadri K. ka rrahur fëmijët e tij E. K., 31 vjeç dhe F. K., 18 vjeç.

Ende nuk dihen arsyet e që ka pasur 56-vjeçari për të dhunuar fëmijët e tij, por nga ana e policisë iu është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Në lidhje me ngjarjen, policia e Tiranës thotë se pasi ka kryer të gjitha proceduar hetimore, ia ka përcjellë dosjen hetimore prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU