Policia italiane ka lëshuar 45 urdhër arreste për një bandë që merrej me trafikun e drogës. Pas tre vitesh hetime, policia ka zbuluar fijet e trafikut duke vendosur arrestimin e 45 personave, në kuadër të një operacioni të koduar “Rubens”.
Sipas hetimeve banda siguronte kokainën nga Peruja dhe hollanda, kurse marijuana vinte nga Shqipëria shkruan Panorama. Më pas droga shpërndahej në bazat e caktuara në Itali. Mes të arrestuarve janë shqiptarë, italianë dhe amerikano-latinë.
Operacioni është në zhvillim dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit. Ai u përqendrua në Padova dhe në zonat përreth./a.k.