Policia blindon vendin ku mbahet takimi Rama-Meta

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, do të takohen sot dhe mesa duket do të vendosin nëse do të rinovojnë edhe për një mandat të ri katërvjeçar koalicionin e tyre brenda të majtës.

Takimi mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeverisës është përcaktuar të zhvillohet sot, në orën 10:00, në Hotel Tirana.

Por këtë mëngjes, janë parë forca të shtuara policie pranë hotelit ku do mbahet takimi raporton Panorama.

Në sy kanë rënë një numër i lartë i forcave policore dhe shtim i masave të sigurisë.

Kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar në takim nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ndërkohë që kryeparlamentari Meta në takim do të shoqërohet nga zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU