A po i trembet Vetëvendosje të vërtetës për vdekjen e Astrit Deharit?

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një kërkesë të çuditshme rreth rastit të Astrit Deharit, i cili vdiq në rrethana të paqarta në Burgun e Prizrenit. Sekretari Organizativ i VV’së Dardan Molliqaj, ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve, duke thënë se nuk i beson trupit të përfshirë në këtë proces. Për këtë, Molliqaj ka thënë se është edhe kërkesë e familjes, e cila në bazë të dëshmive asnjëherë nuk e ka vizituar Astritin, pa prani të zyrtarëve të VV’së.

Deri më tani, procesi për të gjetur shkaktarët e vdekjes së Astrit Deharit është zhvilluar pa ndonjë pengesë. Familja ka angazhuar dy ekspertë të mjekësisë ligjore të cilët kanë vëzhguar procesin e obduksionit, ku ka marrë pjesë edhe avokati Tomë Gashi i cili është angazhuar nga familja. Deri në këtë fazë, bazuar në gjetjet e ekspertizës, Kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha dhe Avokati Gashi kanë deklaruar se Dehari ka vdekur nga asfiksia. Ka mbetur të vërtetohet nëse i ndjeri është vrarë apo ka kryer vetëvrasje.

Mjekët që kanë kryer obduksionin ende nuk kanë publikuar raportin. Por, ish-Lideri i VV’së Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka raport final, ka thënë se në VV dyshojnë se Dehari është vrarë. Ndërkaq sot, nëpërmjet një konference për media Molliqaj, ka akuzuar për vonesat në hetime, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë i ka quajtur njerëz të hetimeve.

“Sot janë bërë gjashtë ditë nga vdekja e tij edhe për këto 6 ditë për rastin vetëm se janë shtuar dilemat”, tha Molliqaj. Ai ka thënë se VV nuk u beson personave që po e udhëheqin procesin e hetimeve, sipas tij për shkak se ata janë persona të politikës. Në këtë rast ka përmendur kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxhën dhe komandantin e policisë së këtij rajoni Nexhmi Krasniqin. Express

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU