Policia e Elbasanit ka arrestuar një 72-vjeçar, pasi u kap teksa transportonte disa emigrantë sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në kufi. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. H., banues në Tiranë, u arrestua pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij.
Ky shtetas po i transportonte klandstinët kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
g.kosovari