Po kthehej nga Bullgaria, arrestohet i dyshuari i pestë për grabitjen e Rinasit

Policia ka prangosur të dyshuarin e pestë për grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Mësohet se Elton Pikli nuk është kapur në Bullgari siç u raportua fillimisht, por në Qafë Thanë.

Krutani me profesion kasap po vinte nga Bullgaria, në momentin që është prangosur. Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një çështje falsifikimi.

Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose prej gjurmëve të gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes.

Informacion nga Policia e Shtetit:

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Burime policore bëjnë me dije se është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit të pestë të lidhur me ngjarjen e 9 Prillit në Rinas ku u grabitën miliona euro.

Mësohet se i dyshuari është E.Pikli, 32 vjeç.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria arritën që të zbulojnë autorët falë dëshmisë së Alkond Bengasit, shokut dhe kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë.

Bengasi rrëfeu për hetuesit emrat e të përfshirëve në grabitjen e afro 5.7 milionë eurove dhe mënyrën se si furgoni u modifikua në Elbasan 2 muaj para goditjes në pistën e aeroportit të Rinasit.

Me këtë rrëfim të marrë nga Bengasi, hetuesit kanë shkuar më pas tek të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimri Çela.

Oltian Veseli nga Kruja, i arrestuar dy ditë më parë, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ai dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU