Plumb në gjoks kreut të Njësisë Kotë, pranga 3 autorëve, 1 në kërkim

Policia e Vlores ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Selenicë, ku mbeti i vrare kreu i Njesise Kote, Argjil Gjoka.

Mengjesin e sotem, policia ben me dije se ka vene ne pranga tre autoret e dyshuar.

Të arrestuarit janë shtetasit Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht të moshave 30 vjeç,  22 vjeç dhe 19 vjeç, të tre banues në fshatin Mavrovë.

Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

• N.B., 30 vjeç (arrestuar).
• J.B., 22 vjeç (arrestuar).
• A.B., 19 vjeç (arrestuar).
Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU