Plan djallëzor ndaj burrit që të martohej me dashnorin, e pëson egjiptiania

Një grua në Egjipt ka helmuar bashkëshortin e saj me kokteil viagrash dhe me ilaçe gjumi, pasi donte të martohej me dashnorin. Gjithçka dukej si një vdekje natyrale, por në fakt nuk ishte kështu.

Gruaja kishte bërë një plan djallëzor, do të vriste bashkëshortin e saj që të realizonte qëllimin. Bashkëpunëtor në vrasje ishte dhe dashnori i saj, i cili kishte siguruar kokrrat e viagrave dhe të ilaçeve të gjumit.

Ajo që zbuloi gjithçka ishte vajza 16-vjecare e çiftit, e cila dyshimet e saj ia tregoi policisë. Vajza e kishte kuptuar se babai i saj nuk kishte vdekur për shkaqe natyrale. Pas autopsisë së bërë u zbuluar se ai ishte hemluar.

Analizat e bëra zbuluan se për tri ditë rresht viktimës i ishin dhënë të pinte 12 kokrra blu dhe ilaçe për gjumin, gjë që kishte çuar në vdekjen e tij. Gruaja u arrestuar nga forcat e policisë dhe së bashke me të edhe i dashuri si bashkëpunëtor në krim./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU