Ish-punonjësi i policisë, Gazmend Agolli, është lënë në burg nga Gjykata e Korçës.
Ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së Erion Hoxhallarit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
Ndërsa për shtetasit e tjerë, Daniel Morava dhe i plagosuri Erion Hoxhallari, gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje.
Në datën 28 gusht, Agolli dhe Morava dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Erion Hoxhallarin, i cili mpori plagë.
Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava.
Dyshohet se një borxh i papaguar në kohë ka qenë motive i ngjarjes.
/b.d